Haziri: Familja që u shua ishte e ndershme dhe e respektuar

Haziri: Ngjarja do të zbardhet deri në fund

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dal në vendin e ngjarjes, ku pasditen e sotme një police vrau familjen e saj.

Para se të deklarohej për media, Haziri ngushëlloi disa persona që dyshohet se janë familjarë të viktimave, të cilët po qanin në momentin kur ai iu afrua për t’i përshëndetur.

Haziri tha se i gjithë Gjilani është në ditë zie dhe tragjedia është në hetime për t’u zbardhur, shkruan rtv21.tv

Tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh gjithkujt, ishin familje e ndershme dhe respektuar. Jeta dhe problemet kanë shkaktuar këtë tragjedi e cila mund të përballohet vetëm me solidaritet”, tha Haziri, duke shtuar se ngjarja do të zbardhet deri në fund.

Tutje ai bëri të ditur se Komuna në bashkëpunim me axhën, familjarin e viktimave, Bashkësinë Islame do të organizojnë ceremonitë e varrimit për familjen e vrarë.

Kryetari tregoi se ka propozuar të shpallet një ditë zie në Gjilan./21Media

Back to top button