Familjet e viktimave të sulmit në San Bernardino ngritin padi

Twitter dhe Facebook përgjegjës për përhapje të terrorizmit!

Familjet e viktuimave të sulmit në San Bernardino, në shtetin amerikan, Kaliforni, kanë ngritur padi kundër rrjeteve sociale Twitter dhe Facebook, si dhe kundër faqeve Google dhe Youtube, duke theksuar se këto rrjete po ofrojnë mundësi për përhapjen e ideologjisë terroriste, raportuan mediat, shkruan rtv21.tv

Gjatë sulmit në San Bernardino u vranë 14 persona, ndërsa familjet e viktimave këmbëngulin se ideologjia terroriste nuk do të përhapej aq shpejtë, po të mos ekzistonin rrjetet sociale.

“Pa kompanitë e paditura, Twitter, Facebook dhe Google, zhvillimi dhe forcimi i Shtetit Islamik në një prej grupeve më të tmerrshme terroriste, nuk do të kishte qenë i mundur”, thuhet në kumtesën e familjarëve.

Sulmi terrorist në San Bernardino, i cili u ndërmor nga Rizvan Faruk dhe bashkëshortja e tij, ndodhi më 2 dhjetor të vitit 2015. Sulmuesit u vranë, ndërsa hetuesit më pas gjetën në Facebook porositë e Malikit, me të cilat ai i mbështetur xhihadin dhe i ishte betuar në besnikëri udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakër Bagdadi./21Media

Back to top button