“Hoqa dorë nga karriga e kryeministrit por jo nga platforma ekonomike”

Sipas Veselit,rritja ekonomike duhet të jetë minimum 8 përqind për të ardhur në krahasim me vendet e zhvilluara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot pasdite takoi përfaqësuesit e bizneseve në fabrikën e mobileve “Bini” në Vushtrri, ku ka thënë se bashkimi i koalicionit do të jetë mjaft i suksesshëm, kurse, liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt.

Sipas tij, pas 11 qershorit me fitoren madhështore të PDK do të implementohet platforma “Fillimi i Ri”.

Veseli ka thënë se shqetësimi i tyre është për krijimin e vendeve të reja të punës dhe integrimi në strukturat euro atlantike.

Ai shtoi se ka hequr dorë nga karriga kryeministrit, por jo edhe nga platforma ekonomike dhe e zhvillimit.

“Rritja ekonomike duhet të jetë minimum 8 përqind për të ardhur në krahasim me vendet e zhvilluara”, tha Veseli.

Lekë Musa, këshilltar ekonomik i kryetarit Veselit, tha se Qeveria e ardhshme do të përkrah bizneset në të bërit biznes gjatë rrugëtimit të tyre.

Ish-deputeti i PDK, Besim Beqaj tha se “Fillimi i Ri” ka për synim që të krijohet platforma për rritje ekonomike. Edhe Beqaj përmendi reformën e gjykatës ekonomike. Ai tha se do të ketë edhe reforma fiskale me ardhjen e qeverisë së re./21Media

Back to top button