Hoti: Investimet kapitale ranë nga 6.3 milionë në 440 mijë euro

Hoti krahason shpenzimet dhe investimet e qeverisjes Mustafa dhe Haradinaj

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e kaluar, Avdullah Hoti ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” tha se buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN.

Ai fton që të analizohet figura më poshtë të cilën e publikojë edhe në “Facebook”.


Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit zyra e kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të Qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro më shumë.

“Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro”, u shpreh ai.

Hoti tutje tha se vetëm për mallra për zyrën e kryeministrit janë paraparë 9.4 milionë euro më shumë, që sipas tij është 6.5 milionë euro më shumë se në Qeverinë Mustafa.

“ Subvencionet tani janë 3 milion euro, që janë për 1.5 milion më shumë, pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë. Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milion, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro”, tha Hoti./21Media

Back to top button