Hungaria konteston vendimin e KE-së për refugjatët

Sipas Troçanit, Hungaria përmes 10 argumenteve e ekspozoi pozitën e saj në lidhje me kuotat

Hungaria në Gjykatën e BE-së parashtroi kërkesë për heqjen e vendimit të ministrave të punëve të brendshme nga Bashkimi Evropian nga viti 2015 për kuota të obligueshme për sistemimin e refugjatëve, theksoi ministri hungarez i Drejtësisë, Laslo Troçani, në një intervistë për gazetën austriake “Prese”.

Sipas Troçanit, lënda do të fillojë të shqyrtohet më 10 maj.

Budapesti e kontestoi vendimin që u soll nga shumica e ministrave të punëve të brendshme në takimin e tyre nga shtatori i vitit 2015 për sistemimin e kuotave të mbi 100.000 migrantëve, të akomoduar përkohësisht në Greqi dhe Itali edhe atë në brendësinë e BE-së.

“Hungaria përmes 10 argumenteve e ekspozoi pozitën e saj në lidhje me kuotat, sepse konsideron se vendimi është i kundërligjshëm”, shtoi Troçani.

Ai sqaroi se nëse vendi i tij e humb procesin gjyqësor, atëherë do ta pranojë këtë vendim.

“Shërbimi kufitar evropian Fronteks duhet të ketë kompetenca të kryejë deportimin e migrantëve të paligjshëm në tërë Evropën”, theksoi ende ministri hungarez në një intervistë për “Prese”.

Sipas tij, problemi kryesor i politikës migruese të BE-së është ekzistimi i praktikës për zhvendosjen e migrantëve sipas kuotave, që përcaktohen nga Komisioni Evropian dhe masat joefikase pas deportimit të migrantëve të paligjshëm.

Back to top button