Merkel e zemëruar!
Merkel është zemëruar për shkak se në darkën Juncker dhe kryeministres britanike Theresa May në Londër në publik rrodhën detaje
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është zemëruar për shkak se në darkën e kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker dhe kryeministres britanike Theresa May në Londër, në prag të samitit të javës së kaluar të Bashkimit Evropian, në publik rrodhën detaje të cilat treguan atmosferën negative në këtë takim, shkruan të shtunën javorja gjermane “Spiegel”.
“Nuk është mjaft konstruktive që në mekëte mënyrë të nxehet atmosfera”, ka thënë Merkel, raporton revista gjermane duke iu referuar burimeve të afërta me kancelaren, transmeton Hina.