Inspektimi u bë për respektimin e orarit të punës

Inspektimi u bë për respektimin e orarit të punës

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti në bashkëpunim me Policinë kanë kryer mbrëmë kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit  këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës”, theksohet në një komunikatë lëshuar nga komuna e Mitrovicës.

Po ashtu, theksohet gjatë aksionit janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që të respektohet rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

“Drejtoria e Inspeksionit  do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë  rregullat lidhur me  respektimin e orarit zyrtar të paraparë”, bëhet e ditur në komunikatën e komunës.