Ivanka Trump zyrtarisht është këshilltare e presidentit të SHBA-ve

Ivanka Trump zyrtarisht është këshilltare e presidentit të SHBA-ve

Ivanka Trump i është bashkuar zyrtarisht administratës së babait të saj si një punonjëse pa pagesë me titullin Asistente e Presidentit, thotë Shtëpia e Bardhë.

Trump tha se ajo ‘ka dëgjuar shqetësimet që i kanë disa për rolin tim këshillues për presidentin në kapacitetin personal, ndonëse duke respektuar vullnetarisht rregullat e etikës’, shkruan CNN.

“Do të shërbej si një punonjëse pa pagesë në një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, duke respektuar të njëjtat rregulla si punonjësit e tjerë federalë”, ka deklaruar Ivanka Trump.