Trump do të takohet me presidentin e Kinës

Xi Jinping dhe Trump takohen më 6-7 prill

Presidenti kinez, Xi Jinping do të pritet më 6 dhe 7 prill nga homologu i tij amerikan, Donald Trump, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Kinës.

”Dy liderët do të takohen në vilën e presidentit amerikan, në Mar-a-Lago, Florida”, shtoi ministria e sipërcituar.

Bëhet fjalë për takimin e parë mes Xi Jinping dhe Donald Trumpit, i cili ka kritikuar ashpër Kinën gjatë fushatës së tij elektorale duke e akuzuar se me politikat e saj ekonomike ajo kërkonte të hidhte në erë miliona vende pune në SHBA.

Back to top button