Tusk publikon propozim-udhëzimet për negociata

Tusk publikon propozim-udhëzimet për negociata

Strategjia e publikuar sot i përcakton prioritetet politike të 27 vendeve të tjera anëtare, gjatë negociatave të vështira me Britaninë, që priten të zgjasin dy vjet.

Strategjia sugjeron se negociatat për tregti mund të fillojnë atëherë kur të bëhet “progres i rëndësishëm” në zgjidhjen e ndarjes me Londrën, transmeton rtv21.tv

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e cila të mërkurën e ka aktivizuar artikullin 50 për largim nga BE-ja, ka kërkuar bisedime paralele për kushtet e daljes nga unioni dhe për lidhjet e ardhshme tregtare.

Por, Tusk e ka hedhur poshtë këtë kërkesë duke thënë se “nuk do të ndodhë që njëkohësisht të fillojnë bisedime paralele për të gjitha çështjet, siç është sugjeruar nga disa në Mbretërinë e Bashkuar”./21Media