Kanoset me armë, por i hakmerren

Edhe të kërcenuarit i hakmerret

Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren, ka njoftuar se sot rreth orës 10:30 është kanosur një grua me armë zjarri në oborrin e saj në fshain Lubizhdë. Por, dyshohet se edhe familja e kanosur më vonë në shenjë hakmarrje ia ka vënë flaken një shtëpie banimi pronë e të dyshuarve.

“Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor.

Sipas policisë, shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor./21Media

Back to top button