KEDS apelon për kursim të rrymës

KEDS apelon për kursim të rrymës

KEDS dhe KESCO kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike.

“Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është në pikën më të lartë. Madje, kemi angazhuar edhe kontraktorë që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë”, thuhet në komunikatën e KEDS.

KEDS ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të ketë furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive.

“Në kohën e mbretërimit të temrperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike. Si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 Megavatë/orë.

Ky veprim të njëjtën kohë po krijon tejnxehje të aseteve dhe mbingarkim të tyre, sidomos në disa zona të caktuara. Më të afektuarat mbesin Fushë Kosova, Ferizaji, Malisheva dhe pjesërisht Prizreni e Suhareka. KEDS ka reaguar duke investuar në rrjet dhe duke intervenuar përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme. Në Fushë Kosovë jemi në finalizim të investimit reth 3 milionë euro. Intervenime në përforcim e zgjerim janë bërë edhe në shumë zona tjera. Por, kërkesa aktuale e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mire dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike, sidomos në zonat e cekura më lartë. Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit”thuhet në komunikatë./21Media