Gjermania nga Kosova kërkon sinjale për Asociacionin para për anëtarësim në KiE

Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Euractiv se Berlini është në favor të anëtarësimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar.

“Është me rëndësi që hapat e ardhshëm të Kosovës të japin sinjale lidhur me mbrojtjen e minoriteteve, që është çështje kyçe për Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje, transmeton

“Çështja e Asociacionit luan një rol kyç këtu. Themelimi i Asociacionit mbetet qëllim për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Në anë tjetër një burim, raporton Euractiv, t’i ketë thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës mund të shtyhet për më vonë gjatë vitit nëse nuk ka garanci që Prishtina i ka votat e nevojshme.

Back to top button