Kërkohet rritja e buxhetit dhe kapaciteteve profesionale për sektorin e drejtësisë

Inicuesja e debatit parlamentar në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, deputetja Shqipe Pantina, ka propozuar miratimin e një rezolute me katër pika pas përfundimit të këtij debati në Kuvendin e Kosovës

Rezoluta nën pikën a kërkon që të rritet buxheti dhe të ngriten kapacitetet profesionale për sektorin e drejtësisë – Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor.

Nën pikën b i bëhet thirrje organeve te drejtësisë – prokurorisë dhe gjyqësorit- që të jenë më efikase në zgjidhjen e rasteve që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsioni.

“Nën c kërkon nga qeveria hartimin dhe procedimin në Kuvend brenda këtij viti kalendarik të projektligjet që ndërlidhen me forcimin e masave në luftë kundër korrupsionit, gjegjësisht pakon e ligjeve antimafia; projektligjin për Vettingun si dhe projektligjin për financimin e partive politike. Nën pikën d kërkon depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera të pavarura. Kuvendi kërkon që Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe të zbatohet në përpikëri”, ka thënë Pantina

Back to top button