Ambasadori Liu Jieyi paralajmëroi se nëse tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen, situata mund të dalë jashtë kontrollit

Ambasadori Liu Jieyi paralajmëroi se nëse tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen, situata mund të dalë jashtë kontrollit

Kina kërkon që SHBA-të dhe Koreja Jugut të ndalojnë manovrat ushtarake në Gadishullin Korean, në këmbim të pezullimit të programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, njoftoi sot ambasadori kinez në OKB.

Gjithashtu, ambasadori Liu Jieyi paralajmëroi se nëse tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen, situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të ketë pasoja katastrofike, raporton DPA.

Liu shpreson të fitojë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një “Pako zgjidhjeje”, për të lehtësuar tensionet në Gadishullin Korean.

“Paketa përfshin pezullimin e testimit bërthamor dhe balistik në pjesën e Republikën Popullore Demokratike të Koresë DPRK (Korenë e Veriut) dhe ndalimin e stërvitjeve ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Koresë”, tha Liu.

Në një bisede telefonike sot në mëngjes, presidenti kinez, Xi Jinping i tha presidentit të SHBA-ve, Donald Trump se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin prekur nga faktorët negativ, pas vendosjes së sanksioneve të reja të Trump ndaj Bankës së Dandongut në Kinë, e dyshuar për lidhjet e saj me Korenë e Veriut.