Konferenca e Donatorëve, KE dhuron 15 milionë euro për rindërtimin

Ky fond do përdoret për ndërtimin e shkollave dhe institucioneve publike

Pak minuta më parë është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milionë eurove për procesin e rindërtimit. Ky fond do përdoret për ndërtimin e shkollave dhe institucioneve publike.

Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.

Konferenca Ndërkombëtare ‘Së Bashku për Shqipërinë’ do të fillojë në orën 14:30.

Presidentja Ursula Von der Leyen do të kryesojë konferencën në prani të Kryeministrit Rama./oranews

Back to top button