Dhoma përfaqësuese e kongresit amerikan i ka pezulluar rregullat për privatësi në Internet

Dhoma përfaqësuese e kongresit amerikan i ka pezulluar rregullat për privatësi në Internet

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan i ka hedhur poshtë rregullat për Internet privatësi, me çka është bërë hapi i parë që t’u mundësohet provajderëve t’i shesin të dhënat e shfrytëzuesve personave të tretë.

Për shfuqizimin e propozimit për rregullim që e ka dhënë Komisioni për komunikime federale në tetor, në kohën e ish-presidentit amerikan Barak Obama, votuan 215 kongresistë, ndërsa 205 ishin kundër.

Paraprakisht në Senat ky propozim ka kaluar me 50 vota “pro”, kundrejt 48 votave “kundër”.