Peniani shkrepë sërish raketë në drejtim të Detit të Japonisë

Peniani shkrepë sërish raketë në drejtim të Detit të Japonisë

Koreja e Veriut ka zhvilluar një test të ri raketor, pasi që ka shkrepur një raketë në drejtim të Detit të Japonisë, ka njoftuar sot ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

“Koreja Veriore ka shkrepur një projektil të paidentifikuar në Detin e Japonisë dhe raketa është shkrepur nga porti jugor, Sinpo”, u theksua në kumtesën e ministrisë, shkruan rtv21.tv

Nëse konstatohet se bëhet fjalë për raketë, do të ishte ky testi më i ri nga ana e Penianit, i cili me ngjasë sërish do të nxisë brengën e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ambiciet ushtarake të Penianit.

Ky është provokimi i radhës nga ana e regjimit komunist në Penian dhe vjen vetëm një javë para takimit mes presidentit amerikan, Donald Tramp me Presidentin e Kinës, Ksi Xhinping. Para dy javësh, Peniani zhvilloi një test të ngjashëm, i cili ishte i pasuksesshëm.

Vetëm disa orë para publikimit të lajmit për testin e ri, një zyrtar anonim i Shtëpisë së Bardhë theksoi se koha ka kaluar sa i përket ambicieve bërthamore të Penianit dhe se tani e tutje të gjitha opsionet janë në tavolinë./21Media