Kosnett: Linja ajrore Prishtinë- Beograd fitore për rajonin

Kosnett meritat ia atribuon Trumpit

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për linjën direkte ajrore Kosovë- Serbi.

Duke thënë se ky hap është një fitore për rajonin, Kosnett e ka vlerësuar se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për arritjen e marrëveshjes.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, e cila është vetëm fillimi i së ardhmes së ndritshme për miqtë tanë në #Kosovo dhe Serbi. Siç tha dje @POTUS, ky hap është fitore për rajonin. Faleminderit Ambasadorit Grenell & NSA O’Brien për udhëheqjen e tyre.”, ka shkruar Trump.

Edhe vet presidenti Trump e ka quajtur fitore  këtë marrëveshje që është nënshkruar dje, ndërkohë Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së (NSC) ka reaguar duke e quajtur ditën e djeshme, ditë historike.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka mirëpritur edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kurse, President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button