Kosova ka 50 mijë biznese, 10% nuk janë të fiskalizuara

Sipas Imerit ATK-ja e ka filluar mbarë vitin 2018

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, ka folur për të arriturat por edhe sfidat e ATK-së, duke thënë se informaliteti është 31 përqind dhe mbetet sfidë kryesore për të gjithë institucionet.

Imeri në një konferencë për media ka thënë se fillimisht ATK kishte filluar me sisitemin tatitmor të thjesht.

Ai tha se viti 2018 për ATK ka filluar mbarë me një trend pozitiv dhe tejkalim të planit në të hyrat tatimore ose 2. 6 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Imeri ka thënë sistemi elektronik ka arrit që ATK të jetë më e suksesshme dhe më e qasshme për kontributdhënësit.

Sipas tij, procesi i fiskalizimit të bizneseve, ku janë fiskaluar rreth 28 mijë biznese me mbi 36 mijë pajisje fiskale.

Imeri ka folur edhe për procesin e rimbursit të kuponëve fiskal, i cili tha se ka qenë një projekt mjaft i suksesshëm si për ATK, ashtu edhe për qytetarët. Ai tha ky proces për rumburësim është tashmë duke vazhduar ende.

Për këtë periudhë, Imeri ka thënë se kanë qenë të pamëshirshëm edhe ndaj aktiviteteve për lojëra të fatit, ku tha se ka pasur gjoba dhe marrje të licencave për ushtrimin e veprimtarisë ilegale.

ATK si një institucion i themeluar me 30 zyrtarë në vitin 2000, tash në vitin 2018 ka arrit numri i stafit në mbi 700.

Synimet për të ardhmen, ai tha se janë përmbushja e objektivave të parapara të punës, parandalimi i ekonomisë joformale dhe ngritja e kapaciteteve në përmbushjen e rriskut.

Për inkasimin e në veri të Mitrovicës për këto dhjetë vjet, ai tha se të gjithë zyrtarët serb zhvillojnë aktivitetet në katër kominat veriore.

“Rreth 13 për qind e të hyrave janë nga këto komuna veriore. Natyrisht se ka probleme”, ka thënë Imeri.

Sipas tij, në Kosovë janë 50 mijë biznese të cilat 10 për qind e tyre nuk janë të fiskalizuara.

Imeri tha se shkalla e informaliteti është 31 përqind, por mbetet sfidë kryesore për të gjithë institucionet lidhur me informalitetin.

Back to top button