KQZ sot nis rinumërimin e 116 kutive të votimit

Pas vendimit të PZAP-it

Në njoftimin e dërguar thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbledhjen e tyre, konform vendimeve të PZAP-it, urdhëroi Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të rinumëruar Vendvotimet në një periudhë sa më të shpejtë të mundur.

PZAP ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i pjesërishëm i kutive të votimit sa i përket votave të kandidatëve të subjekteve politike përkatëse, të cilët kanë parashtruar ankesat e tyre. Rinumërimi i këtyre kutive të votimit do të fillojë gjatë ditës së sotme, e hënë.

Gjithashtu, në vazhdim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për 38 komunat e Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button