Kryeministri irakian së shpejti deklaron fitoren në Mosul

Mosuli ishte qyteti më i madh i pushtuar nga ISIS

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi pritet që së shpejti të deklarojë zyrtarisht fitoren mbi të ashtuquajturin Shteti Islamik (ISIS) në Mosul, raportoi sot televizioni shtetëror irakian.

Gjatë luftimeve në Mosul janë zhvendosur mbi një milion njerëz, kurse kanë humbur jetën mijëra civilë.

Mosuli ishte qyteti më i madh i pushtuar nga ISIS dhe njëri nga qytetët më strategjike që mbante nën kontroll.

Back to top button