Kush do të përfitojë nga rritja e pagave

Hamza tha se do të ketë rrijte 4 për qind

Ministri i financave Bedri Hamza, ishte i ftuar në “Argument Plus”, në RTV21, ku u diskutua për shumë tema aktuale, përcjell rtv21.tv

Ai foli edhe për pagat, tha se do të rriten prej një janarit të vitit të ardhshëm. Hamza tregoi se kush do të jenë përfituesit e rritjes së pagave. “Do të përfitojnë të gjithë të punësuarit që realizojnë paga përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, që sipas vlerësimeve tona vlerësohet që të jetë 4 %”, tha Hamza.

Ai shtoi se sa janë trajtuar edhe tri skema të reja sociale të cilat janë për personat e pafatësuar për të punuar edhe familjarët e tyre, për personat paraplegjik dhe familjarët e tyre si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit./21Media

Back to top button