Maqedonci në Budapest: Përgjegjësit e e sulmit terrorist në Banjskë vazhdojnë të jenë të lirë
Ministri Maqedonci mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Ministri e rikonfirmoi edhe një herë orientimin strategjik t Kosovës për anëtarësimin në BE dhe në NATO.
“Me këtë rast, ministri rikonfirmoi edhe një herë orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkoi përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format, për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë, për të na mundësuar dhënien e kontributit më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë”, thuhet në komunikatë për media.
Tutje, Maqedocni theksoi edhe rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
“Në adresimin e tij, ministri Maqedonci ritheksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”, thuhet tutje në komunikatë.
Tutje, Maqedonci ka theksuar edhe faktin që përgjegjësit e e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer.
“Gjithashtu, ministri Maqedonci theksoi faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer”, përfundon komunikata./21Media