Lajm i mirë për Juventusin
Paulo Dybala do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës
Juventusi ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Barelonës që zhvillohet nesër në Camp Nou.
Ylli i skuadrës bardhezi ka lënë anash lëndimin që ka pësuar ndaj Pescaras në fundjavë dhe do të jetë në 100 përqind të formës për duelin vendimtar të Juves në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Lëndimin që pësova e kam lënë pas për fat të mirë dhe në takimin kundër Barcelonës do të jem i gatshëm” ka thënë Dybala për gazetarët.
Argjentinasi ka qenë vendimtar në fitoren prej 3:0 të Juves në ndeshjen e parë duke realizuar dy gola.