Lavrov: NATO dhe BE kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë

Përfshirë këtu edhe ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni

“Me kërcënime dhe blerje të deputetëve, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, u imponuan ndryshimet kushtetuese në Maqedoni”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov.

Sipas AIM, duke folur për situatën në Ballkan shefi i diplomacisë ruse ka përmendur edhe Maqedoninë dhe Marrëveshjen e Prespës.

Lavrov ka thënë se është e qartë intervenimi i madh dhe i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Referendumi siç është e ditur nuk pati sukses. Në këtë situatë Kuvendi më 19 tetor me kërcënime dhe ryshfet, imponoi ndryshimet kushtetuese, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, duke përfshirë edhe ambasadorin e SHBA-ve që është atje. Tani po bëhen hapa intensiv për që procesi të merr formën përfundimtare në fillim të vitit 2019. Vlen të përmendet edhe fakti se shpejtimi i tillë i shërben vetëm Washingtonit, për ta anëtarësuar Shkupin në NATO”, tha Lavrov.

Ndërsa në lidhje me rajonin, ministri rus tha se situata në Ballkan shkakton shqetësime, pasi siç shtoi, NATO dhe BE ju vendosin dyshime shteteve./21Media

Back to top button