Pas mbledhjes Mustafa në konferencë për media

Pas mbledhjes Mustafa në konferencë për media

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të mbahet nga ora 13:00 në selinë qendrore të LDK-së (Kompleksi Qafa).

Sipas njoftimit për media pas mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.

Grupet punuese të LDK-së dhe VV-së, dje kanë bërë të ditur se kanë përfunduar harmonizimin e programit që ishte paraparë.

Pas takimit që u mbajt në Vetëvendosje, Avdullah Hoti tha se tashmë kanë mbetur takimet që do të mbahen në nivel të liderëve.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK ka marrë 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS ka marrë 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë. Ndërsa, Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media