LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme

Hoti këtë rezulutë e quajti përpjekje të dështuar të PSD-së

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, ky veprim është teatër i qeverisë pa legjitimitet.

“Kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fsheht që e kanë e me koalicionin PAN. Platforma për dialog është vetëm kushtetuta e Kosovës dhe nuk mund të simulojmë ekipe për dialog pasi që ekipi për dialog është vetëm qeveria që ka legjitimitet qytetarë”, tha Hoti pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit nga ora 10:00 ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme./21Media

Back to top button