Ish-presidentja Jahjaga ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed

Qendra Klinike Universitare e Kosovës nga sot u paijs me skander në vlerë prej 1.5 milion eurove që përdoret në diagnostikimin dhe monitorimin e kancerit, PET-CT.

E për këtë kontribut dha Fondacioni Jahjaga në bashkëpnim me Fondacionin Filantropik Alwaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alëaleed Bin Talal AlSaud.

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook u shpreh krenare për këtë arritje, duke siguruar se nuk do të jetë e fundit.

“Me shumë krenari sot inauguruam skanerin SPECT/PET/CT në vlerë të 1.5 milion Eurove në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, një teknologji e para këtij lloji në ShSKUK që do të ndryshojë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre. Kjo arritje, e cila nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm mes Fondacionit Jahjaga dhe Fondacionit Filantropik Alëaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alëaleed Bin Talal AlSaud. ”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej Jahjaga ka thënë se qytetarëve iu është dashur të shkojnë për diagnostifkim jashtë shteti në mungesë të kësaj paisje.

“Për vite me radhë, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar jashtë shtetit për diagnostikimet e nevojshme. Nga sot, kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi që ky shërbim do të kryhet në pragun e shtëpisë së çdo qytetari në nevojë, duke ulur kostot dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor.Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i shumë arritjeve të tjera që do të realizojmë së bashku! Së bashku për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të lumtur për të gjithë qytetarët tanë. Gjithmonë përpara, për një Kosovë më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button