Lëshohet për qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi”
Përmes një ceremonie madhështore është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”
Sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” në Han të Elezit.
Autostradë kjo e gjatë 65.5 kilometra e cila do të lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Pjesëmarrës në këtë përurim ishin edhe liderët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ambasadorë e qytetarë të shumtë.
Liderët në fjalimet e tyre me rastin e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e vlerësuan lart këtë projekt duke u zotuar se do të ndërtohen edhe rrugë e ura të tjera që lidhin Kosovën me vendet e tjera.
Projekti i kësaj autostrade me punët shtesë i kushtoi Kosovës rreth 700 milionë euro.
Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup u bë me pesë muaj vonesë. Kjo autostradë ishte planifikuar që të hapej më 31 dhjetor të vitit 2018./21Media