Limaj mirëpret vendimin e Qeverisë për ndalimin e eksportit të drurit të papërpunuar

Qeveria ka marrë dje këtë vendim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e marrjes së detyrës e ka vendosur në fokus të saj mbrojtën dhe mbështetjen e prodhuesve vendor.

Limaj ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë, i propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera është në funksion të mbrojtës së prodhuesve vendorë. Kjo masë, numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do t’i kontribuojë ruajtjes së pyllit.

 “Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t’iu ndihmojmë për aq sa është e mundur të gjithë prodhuesve vendor pa dallim. Fuqizimi i prodhuesve vendor nënkupton rritje të buxhetit dhe hapje të reja të vendeve të punës për qytetarët tanë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Limaj ka paralajmëruar edhe një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor.

 

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit të masës drunore, si lëndë e pa përpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera, për arsye të dëmtimit në sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë./21Media

Back to top button