Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Prishtinë

Në komunën e Prishtinës tri drejtori janë ende pa drejtorë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka liruar nga pozita e drejtorit të arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihajn.

Këtë për rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Adonis Tahiri. “Me kërkesë të patnerit të koalicionit (AAK), z. Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati.”, ka thënë Tahiri.

Me lirimin nga detyra të Jonuz Salihaj, numri i drejtorive pa drejtor në komunën e Prishtinës shkon në tri, pas atyre në Kulturë dhe Kadastër.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin nga Lëvizja Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit. Ku pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqjeje Yll Rugova, i LVV-së, i cili udhëhiqte drejtorinë e Kulturës./21Media

Back to top button