Macron: I jemi pranë Shqipërisë, ja kur do të mbahet Konferenca e Donatorëve

“Do të doja që t’i përcillja një mesazh solidariteti popullit shqiptar”

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emmanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera foli edhe për Konferencën e Donatorëve sa i përket dëmeve të tërmetit në Shqipëri.

“Folëm gjithashtu edhe për situatën që po kalon Shqipëria. Do të doja që t’i përcillja një mesazh solidariteti popullit shqiptar. U  gjendemi pranë! Ne europianët do të marrim përgjegjësinë tonë dhe në dhjetor apo janar do të organizojmë një Konferencë Donatorësh për të ndihmuar, pasi janë 1 mije vetë që kanë humbur banesat e çdo gjë”.

Burimet diplomatike bëjnë me dije se data të mundshme për zhvillimin e konferencës mund të jenë 19 dhjetori ose 20 janari.

Më herët, kryeministri i Shqipërisë Rama ishte në Stamboll, ku presidenti Erdogan mblodhi Konferencën e Vendeve Islamike për të dhuruar shuma monetare sa i përket rimëkëmbjes së Shqipërisë pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit./oranews

 

Back to top button