Maqedoni: Amendamentet e Kodit Zgjedhor ende në procedurë

Më 14 janar pritet të fillojë diskutimi në Kuvend

Amendamentet për ndryshim të Kodit Zgjedhor ende janë në procedurë kuvendore, ngaqë për të njëjtat ende nuk është caktuar seancë në Komisionin amë, atë për sistem politik, raporton TV21.

Aleksandër Kiracovski, kryetar i Komisionit për Sistem Politik në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se vendosja në rend dite e procedurës për ndryshim të Kodit zgjedhor varet nga shërbimet kuvendore. E nga Kuvendi njoftuan se amendamentet ende janë në procedurë. Koordinimi për të njëjtat pritet të zhvillohet më 13 janar, kurse diskutimi do të fillojë më 14 janar.

E për ndryshim të Kodit Zgjedhor në Kuvend u dorëzuan dy propozim – ligje. Njëri parasheh ulje të njësive zgjedhore nga 6 në 1 që është propozim i partive të vogla por që mbështete nga LSDM-ja, ndërkaq propozimi i dytë parasheh lista të hapura dhe përfaqësim. Për këtë, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë dorëzuar rreth 6 mijë amendamente./21Media

 

Back to top button