Betohen 100 senatorët

Betohen 100 senatorët

Shefi i drejtësisë së gjykatës supreme, John Roberts, administroi procesin e betimit të senatorëve, që u angazhuan për një drejtësi të paanshme.

Në javët që do të vijnë, senatorët do të vendosin nëse Trump duhet të shkarkohet nga detyra për akuzat e ngritura nga dhoma e përfaqësuesve apo jo. Procesi do të fillojë më 21 janar.

Trump akuzohet për abuzim me pushtetin dhe pengim të kongresit. Ai ka mohuar të ketë vepruar gabim dhe e ka cilësuar çështjen si një gjueti shtrigash dhe mashtrim të madh. Para gazetarëve, në shtëpinë e bardhë, ai tha të enjten se procesi duhet të përmbyllet shpejt. “Është një mashtrim i madh”, tha presidenti.

“Një mashtrim i demokratëve në mënyrë që ata të mund të fitojnë në zgjedhje”. Trump e përsëriti këtë qëndrim edhe në një postim në tëitter, duke thënë se ai ishte vënë nën hetim sepse kishte bërë një telefonatë model.

Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës, duke bllokuar ndihmat për vendin për sa kohë që kjo e fundit nuk do të hetonte për bizneset e familjes Biden atje. Ndërkohë që dhoma e përfaqësuesve ka dalë në përfundimin se ai ka penguar edhe punën e kongresit gjatë këtij hetimi, duke mos pranuar të bashkëpunojë./21Media