Merkel: Ka ende kohë për të negociuar Brexit-in

432 deputetë  kundër planit për Brexit, 202 për marrëveshjen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se i vjen keq për rrjedhën e rezultateve të votimit në Parlamentin britanik dhe se ka akoma kohë për negociata midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë për t’u larguar nga familja evropiane.

Merkel u ka thënë gazetarëve në Berlin se gjithçka do të bëhet për të gjetur një zgjidhje, por ajo gjithashtu ka thënë se ishin të gatshëm nëse nuk vjen deri te një gjë e tillë.

“Ende ka kohë për të negociuar, por ne jemi duke pritur për të parë se çfarë janë propozimet e kryeministres britanike,”, ka deklaruar Merkel.

Pasi Parlamenti britanik mbrëmë ka kundërshtuar propozimin e kryeministres, Theresa May për Brexit, një votim për mungesën e besimit në qeveri është planifikuar për sot.

Kreu i opozitës, Jeremy Corbin ka bërë thirrje për një votë mosbesimi në qeveri. 432 deputetë kanë votuan kundër planit për Brexit, ndërsa 202 për marrëveshjen.

Back to top button