Rama dhe Ruçi në Presidencë

Rama dhe Ruçi në Presidencë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën post-tërmetit në Shqipëri.

I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në orën 08:28. Pas tij në 08:31, erdhi kryeministri, Edi Rama.

Takimin e konfirmoi edhe kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kur tha: “Nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës.”

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi të dielën (1 dhjetor) në një postim në “Facebook”.

Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, shkroi Blushi.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka shkuar në 52, ndërsa mbi 900 mbetën të plagosur dhe shumë të pastrehë.