Meta: MPJ nuk mund të kthehet në autoshkollë!

Meta shton se PS ka plot emra, diplomate të sprovuar e me eksperiencë për këtë post para se të propozoje emra që më shumë janë autoshkollë

Presidenti Meta ka vijuar replikat ne distancë me kryeministrin Rama në lidhje refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në krye te diplomacisë shqiptare dhe faktin nëse ai ka shkelur ligjin sa i takon pajisjes me certifikate sigurie për zyrtare të këtij niveli. Kreu I Shtetit në postimin e tij në facebook shkruan se Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqiperisë nuk mund të kthehet në autoshkollë. Meta e quan Ramën në mënyrë ironike Usta dhe Gent Cakajn një”gjeni” që sipas presidentit kërkon të ndryshoje të gjithë kufijte e të gjithë Ballkanit Perëndimor.  Meta shton se PS ka plot emra, diplomate të sprovuar e me eksperiencë për këtë post para se të propozoje emra që më shumë janë autoshkollë. Raport i Televizionit Vision Plus nga Tirana.

Back to top button