12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë

12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ përmes Projektit Creating Employment Through Export Promotion (CETEP), për vitin 2018 do të ndajnë 12 bursa të plota në vlerë 10 mijë dollarë për vajza, në platformën më të madhe në botë për zhvillim të softuereve – Coding Dojo US – program profesional 5 mujor.

Me këtë rast ministri Besim Beqaj ka ftuar  të rejat që të aplikojnë deri më 16 nëntor dhe të bëhen përfituese të bursave.

Afati i aplikimit për bursa Coding Dojo US-program profesional 5 mujor është deri më 16 nëntor, përzgjedhja dhe prezantimi i bursisteve do të bëhet më 24 nëntor, ndërsa fillimi i ligjëratave nga 26 nëntori.

Programi i studimeve përfshinë: Web Fundamentals (HTML, CSS, and JavaScript), Python, Second Stack (MEAN ose C#).

Programi i bursave i financuar nga Ministra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ, përmes Projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP) implementohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).