Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim me dozën e tretë kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Doza e tretë e kësaj vaksine është apovuar ditë më parë për grup moshën 12 + vjeçare. Kjo vaksinë merret nga personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
“Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.”, thuhet në apelin e ministrisë.
Në anën tjetër rastet me Covid-19 në Kosovë kanë shënuar rritje. Aktualisht janë 270 persona të regjistruar pozitiv me këtë virus./21Media

Back to top button