Sipas Matoshit, përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë prioritet i Ministrisë

Sipas Matoshit, përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë prioritet i Ministrisë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë- Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc”, në vlerë prej 170 mijë euro, financuar nga MMPH.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ushturuesi i detyrës ministri Matoshi, tha se përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së.

“Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë- Shtime dhe Mollopolc- Petrovë-Shtime-Vojnovc, është një projekt mjaft i rëndësishëm për Shtimen, qytetaret e saj dhe mjedisin në përgjithësi, i cili do të ndikojë në ruajtjen  e biodiversitetit”, tha Matoshi .

Ndërsa kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli falënderoi ushturuesin e detyrës ministrin Matoshi për këtë projekt, ndërsa tha se e rëndësishme për komunën që ai drejton është edhe çështja e ujëmbledhësve.

“Me ushturuesin e detyrës ministrin Matoshi biseduam edhe për mundësinë e ujëmbledhëseve  në komunën e Shtimes. Është një mundësi e mirë që Kosova të ketë edhe një pikë referimi për ujëmbledhës”, tha Ismajli
Ushturuesi i detyrës  Matoshi dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli kanë diskutuar edhe për përgatitjet për aksionin “Ta pastrojmë Kosovës”, i cili fillon më 15 shtator 2018.