Shiu rikthehet

Shiu rikthehet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Shtypje atmosferike do të ketë luhatje, por, duke i ruajtur vlerat e normales.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s.