Mustafa: Njerëzit tanë po punojnë si në Gjermani

Kryeministri Mustafa tha se bizneset kosovare janë konkurrente me bizneset evropiane

Kryeministri, Isa Mustafa, vizitoi Lulishten “Labi – Las Pallmas”, e cila merret me kultivimin dhe eksportin e luleve, por edhe me rregullimin e kopshteve dhe dekoreve për ngjarje të ndryshme.

 Mustafa, vlerësoi punën e mrekullueshme të punëtorëve të kësaj lulishte.

“Ka biznese shumë të mira dhe të suksesshme, aplikim të teknologjive më bashkëkohore në të gjitha fushat siç është edhe kjo këtu. Firmat tona po bëhen firma konkurrente, njerëzit tanë po punojnë ashtu siç punohet në Gjermani, në Holandë dhe në vende tjera, që është për t’u mburrur me disiplinën dhe përkushtimin e madh të punës”, tha kryeministri Mustafa.

Pronari Luan Buçaj, u shpreh i nderuar me vizitën që i bëri kryeministri Mustafa lulishtes “Labi-Las Pallmas”.

Lidhur me buxhetin për bujqësi dhe hapjen e vendeve të punës, kryeministri Mustafa tha se është investuar mjaft shumë në këtë sektor dhe kreditë ndërkombëtare po orientohen në fushën e bujqësisë./21Media

Back to top button