“Gypat me përmbajtje të azbestit duhen të zëvendësohen gradualisht në nivel të vendit"

“Gypat me përmbajtje të azbestit duhen të zëvendësohen gradualisht në nivel të vendit”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se po ndihmojnë Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Gjakovë me projektin për largimin e gypave të azbestit dhe zëvendësimit të tyre me gypa modern dhe më afatgjatë e që garantojnë kualitet të pijes për qytetarët e Gjakovës.

“Gypat me përmbajtje të azbestit duhen të zëvendësohen gradualisht në nivel të vendit pasi qe jo vetëm që janë të dëmshëm për ambientin dhe shëndetin, por gjithashtu kanë rrjedhje dhe shkaktojnë humbje të konsiderueshme të ujit të pijshëm”, ka shkruar ministri.

Ai po ashtu ka treguar se projekti në fjalë kalon shumën prej 5 milionë eurove.

“Falenderoj menaxhmentin dhe stafin e KRU Gjakova për ndihmën me përpilime të projekteve që më bënë punën me të lehtë. Vlera totale e projektit është rreth 5.5 milionë euro dhe bënë këtë ndërmarrje si të vetmen në Kosovë që do të operoj pa gypa të tillë”, ka shkruar Lluka.

Falënderime për investimin e Qeverisë ka bërë edhja K.R.U Gjakova përmes një lajmi në faqen zyrtare të tyre.

“Pas zotimit të ministrit Valdrin Lluka për shtyrjen përpara të çështjes se gypave, është aprovuar projekti “Ndrrimi i gypave të Azbest – Çimentos” për K.R.U Gjakova. Ne si kompani duam ta falënderojmë Qeverinë e Kosovës si dhe Ministrin Valdrin Lluka, për mbështetjen e dhënë për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe shpresojmë edhe për bashkëpunime tjera në të ardhmen. Vlera e projektit është: 5.572.734,10 €”, thuhet në falënderimin e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, Ismet Ahmeti.