Nafta mbetet stabile, fokusi drejt kërkesave të dobëta

Çmimet e naftës kanë qëndruar të martën në tregjet ndërkombëtare në nivelin mbi 49 dollarë

Fokusi është drejtuar kah rënia e kërkesave dhe prodhimi i shtuar amerikan, i cili ka shuar shpresat e tregtarëve se Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) do të arrijë të balancojë tregun.

Në tregun londinez çmimi i një bareli të naftës ka kushtuar 49,43 dollarë, ndërsa në atë amerikan 46,54 dollarë.

Prodhimi amerikan i naftës ka shënuar rritje që nga mesi i vitit të kaluar në më shumë se 10 për qind, në 9,3 milionë barelë në ditë dhe pothuajse është barazuar me Rusinë dhe Arabinë Saudite.

OPEC sot ka bërë të ditur se çmimi i një barele të naftës dje në rafineritë e saja ka kushtuar 46,87 dollarë, që paraqet rritje prej 31 centë në krahasim me një ditë më herët.

Back to top button