Nata bie në Kiev pas ditës së tretë të luftimeve

 
Nata po bie në Kiev pas ditës së tretë të luftimeve në të gjithë Ukrainën.
Qyteti ka qenë nën një shtetrrethim të vendosur nga kryebashkiaku Vitali Klitschko që nga ora 17:00. Ai shkroi në Twitter se çdo civil që gjendet në rrugë pas kësaj kohe “do të konsiderohet anëtar i grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut”.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thonë se trupat ruse kanë avancuar brenda 30 km (19 milje) nga qyteti, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Por presidenti Volodymyr Zelensky mbetet në qytet dhe ka lëshuar mesazhe sfiduese nga zyra e tij dhe me trupat.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button