Një qytet ku jeta normale ka kaluar nën tokë

 
Tingujt e luftës duket se po afrohen gjithnjë e më shumë në Kiev, me një seri shpërthimesh me një distancë prej rreth pesë minutash.
Forcat ruse janë ende në buzë të qytetit, duke u përpjekur të përparojnë kryesisht nga drejtimet veriore dhe lindore, por ato ende po përballen me rezistencën e forcave ukrainase, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ky është një qytet ku jeta normale ka kaluar nën tokë: njerëzit janë në strehimore për bomba, në bodrume dhe sistemi i metrosë është shndërruar në një strehë 24 orëshe.
Dikur ishte një metropol evropian i lulëzuar me kafene të gjalla dhe muzikë që tingëllonte fort.
Tani të vetmet tinguj që tingëllojnë fort janë këto sulme nga forcat ruse dhe sirenat e sulmit ajror që bien në intervale të rregullta.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button