Nexhmije Pagarusha do të varroset të dielën në vendlindje

Nesër hapen pritjet për ngushëllime në hollin e Teatrit Kombëtar

Familja Pagarusha dhe Mulliqi kanë bërë të ditur agjendën e ceremonisë mortore të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha e cila vdiq sot.

Me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar pritjet për ngushëllime hapën në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.

Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit. Në orën 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njëjtin objekt-teatrin kombëtar. Në ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushë, Malishevë me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit.

Pritjet për ngushëllime me këtë rast vazhdojnë edhe për dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë me fillim në ora 08:00 – 17:00./21Media

Back to top button