Ngjarjet e datës 2 nëntor

Kryeministri Albin Kurti, Ministri, Hekuran Murati, Ministrjam Artane Rizvanolli, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu marrin pjesë ceremoninë e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e Trepçës. (Kompleksi i Trepçës, hyrja nga qyteti, ora 9:00)
Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes,  Armend Mehaj raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri – Sfidat dhe Mundësitë“. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Mbahet takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla raporton Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
Kandidatit për Kryetar, Shaqir Totaj, ku do të bëhet prezantimi i projekteve “Nënkalimi ish BVI – Bazhdërhane” dhe “Parku i ri i qytetit tek Shtëpia e Bardhë dhe parkimi nëntokësor me 690 vendparkingje”. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Bazhdërhane, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00).

Back to top button