Nisma nuk do ta votojë qeverinë Kurti

Nisma po ashtu nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës,

Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.

Këtë e konfirmoi deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai për kp tha se deputetët e partisë së Fatmir Limajt nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti.

Shala po ashtu deklaroi se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.

Back to top button